Fli misri e pjekur nën saç

fliPËRBËRËSIT:

1. 1/2 kg miell misri i situr në sitë të hollë,
1/2 kg mazë,
2 dcl vaj, kripë.

Në tenxhere ku do të përgatitet brumi, hidhen mielli i situr në sitë të hollë dhe 1 lugë kripë. Mielli përvëlohet me aq ujë të valë, sa të laget i tëri. Hollohet brumi duke i shtuar ujë të ftohtë dhe duke e përzier me lugë ose mikser vazhdimisht.

Trashësia e brumit është e ngjashme me atë të flisë së grytë, sa të mvishet gishti. Edhe flia e misrit piqet njëlloj sikurse ajo e grytë, por duhet më tepër yndyrë dhe radhët duhet pjekur më gjatë. Shërbehet me djathë, kos, speca turshi etj.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..