Fileto viçi me limon

Përbërësit:
-400 gr fileto viçi
-1 limon
-pak miell
-pak kripë
-pak vaj ulliri
-1 degë sherebelë
-pak piper

Përgatitja:
Marrim fetat e mishit dhe i lyejmë me pak miell nga të dyja anët. I vendosim në një tigan me pak vaj ulliri, i skuqim mirë nga të dyja anët, më pas i shtojmë lëngun e limonit të shtrydhur. I hedhim pak kripë, piper dhe sherebelën. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr shumë të ulët. Pastaj hedhim mishin në pjatë dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..