Fileto viçi me kërpudha në petë

FiletoPërbërësit (për 6 persona):
-1 fileto viçi 800g, prerë në mes
-½ gotë konjak
-300g kërpudha champignon, të freskëta
-15g kërpudha porçini, të thata
-20g gjalpë
-Kripë dhe piper
-1 petë sfoliatë drejtkëndëshe
-1 vezë e rrahur Përgatitja:

Për të përgatitur fileto individuale, presim mishin në 6 copa. E kriposim, I hedhim piper në të gjitha anët dhe e lëmë për 10 minuta. Ndërkohë, vendosim në zjarr një tigan të madh me gjysmën e gjalpit, derisa të fillojë të krijojë shkumë. Pjekim pak fileton në gjalpë, mjaftojnë më pak se dy minuta për secilën anë. Kur të kemi skuqur njërën anë, shtojmë konjak, duke e hequr tiganin nga zjarri, për të shmangur flakën që mund të krijohet. Pasi ta skuqim, e lëmë fileton mënjanë, të mbuluar me një letër alumini. Lajmë shpejt kërpudhat, u heqim bishtat dhe pastaj i presim. Nxehim një tigan me gjalpin e mbetur dhe hedhim në të kërpudhat champignon për 7-8 minuta. Më pas shtojmë kërpudhat porcini, duke ua hedhur kripën në fund të skuqjes. Fusim kërpudhat në një blender, derisa të bëhen pure. I kullojmë për t’ua hequr lëngun në rast se krijohet.
Ndezim furrën në 180°C.
Përgatisim një tepsi të veshur me letër kuzhine. Hapim petën sfoliatë dhe e ndajmë në gjashtë pjesë. Vendosim çdo fileto, pasi e kemi fshirë nga pak me pak letër duarsh kuzhine, mbi një copë petë. Pjesën e sipërme të filetos e lyejmë me kërpudhat e grira, shtojmë pak kripë, më pas e vendosim petën sfoliatë sipër dhe e mbyllim duke e shtypur mirë fileton nga poshtë. Duhet të bashkohen pa krijuar qese ajri. Presim pjesët e petës së mbetur, këndet e prerë i fusim poshtë filetos dhe e kalojmë fileton në tepsinë e veshur. Tepricat i përdorim për të formuar zbukurimet. Shpojmë sipërfaqen e çdo filetoje me një shkop, që të krijojmë një dalje ajri gjatë pjekjes. Presim disa copa letrash alumini dhe petën që tepron e përdorim për të zbukuruar fileton, duke I ngjitur mbi sipërfaqe pak vezë të rrahur. Përfundojmë duke lyer sipërfaqen e filetove dhe zbukurimeve me vezën e rrahur. Më pas e fusim në furrë, ku e lëmë për 15 minuta (nëse e duam rozë nga brenda)

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..