Perbersit per 2 persona:
-2 fileto viçi
-domate qershizë të pashkëputura nga dega
-1 lugë gjalpë i tretur
-1 thelpi hurdhër
-pak kripë dhe piper i zi
-disa gjethe sherebel
Pergatitja:
Në një tigan që nuk ngjitë vendosni gjalpin të aromantizohet me një thelpi hurdhër dhe disa gjethe sherebel.Vendosni në të domatet e lara por të pa shkëputura nga bishti.Lërini të gatuhen në zjarrë të lartë për disa minuta.Kriposini.Sapo shikoni që ato janë karamelizuar hiqini dhe ruajini mënjanë.Hiqni hurdhrën dhe fletët e sherebelit tashmë të skuqura dhe shtoni përseri pak gjalpë dhe disa flet sherebeli të reja.Vendosni bërxollën dhe skuqeni 4 minuta në çdo anë.Fikni zjarrin,shtoni kripë dhe piper të zi.Shërbejini të ngrohta me garniturë.