Fileto vici me arra

Përbërësit:
-Gjalp
-Fileto viçi e freskët (rreth 800 gr)
-Qumësht (gjysmë litër)
-Arra (shihini me sy masën)
-Vaj ulliri
-Piper, majdanoz, kripë
-Proshutë
-Djath fontina

Përgatitja:
Për të arritur pajtën që shihni në foto, duhet të keni një fileto të madhe vicci e ta rrihni në mënyrë që të arrini një sipërfaqe të madhe . shtrojeni në tavolinë, vini përsipër proshutën sikundër duket, djathin, arrat, majdanozin dhe nisni lidhjen (duhet të jeni të kujdesshëm të mos hapet). Hidheni pastaj mishin ën një tigan me gjalpin për ta skuqur. Pasi të marrë ngjyrë në të gjitha anët, hidhni qumshtin dhe lëreni të zjejë. Deri në avullim.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..