Fileto shpate

Perbersit:
400 gr fileto
Domate pa lëkurë
Kripë
Piper
Majdanoz
Kopër
Peperoncino
Vaj ulliri
Vera bardhë
Brodo peshku
Patate të ziera të prera në kubik

Shtrojme në një tavë domatet pa lëkurë (pelati), mbi të vendosim fileton e peshkut, hedhim kripë, piper, kopër, peperoncino, patate dhe e lagim me vaj ulliri. E sperkasim me verë dhe shtojmë pak brodo peshku. E futim në furrë të nxehur më përpara dhe i lëmë rreth 20-30 minuta duke pasur kujdes se mos të thahet. Vendosim fileton në pjate dhe gati për sërvirje.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..