Fileto role me proshutë dhe djathë

Përbërësit
6 fileto pule
6 feta djath zviceran

6 feta proshutë
3 lugë gjelle miell
1 lugë caji spec djegës
6 lugë gjelle gjalp
1 /2 filxhan caji verë e bardhë
1lugë caji erëza perimesh ose pule
1 lugë gjelle miell misri
1 filxhan pana
Metoda
1. Pritini dhe rrihini filetot e pulës nëse janë shumë të trasha. Vendosni nje fletë proshutë dhe një fletë djathë në secilën fileto. Rrotullojeni më pas duke e mbështjellur me kujdes dhe në fund vendosini një kunj dhëmbësh. Në një enë të vecantë përzjeni miellin dhe specin, dhe mbulojini filetot e pulës me të.
2. Në një tigan të gjerë skuqni gjalpin në zjarr të mesëm, dhe skuqni filetot derisa të marin ngjyrë kafe në të gjitha anët. Shtoni verën dhe erëzat. Uleni zjarrin në gradën më të ulët, dhe lëreni të ziejnë për 30 minuta, derisa pula të mos jetë më rozë dhe lëngu të jetë më i qartë.
3. Hiqini kunjët e dhëmbëve , dhe transferojini filetot në një pjatë. Rrihni vecmas miellin e misrit dhe panen në një tas të vogël dhe rriheni me ngadalë në një tigan. Gatuajeni derisa të trashet, dhe hidhjani filetove nga sipër. Shërbejeni të ngrohtë.

RECETA TË NGJASHME


Don't Miss! random posts ..