Fileto pule te mbushur me perime

Perberesit:
-1/2 kg fileto pule
-200 gr bizele
-3 karrota
-3 kunguj
-2 patllixhane te mesem
-pak leng pule
-kripe
-piper i zi
-1 luge embelsire keri (curry)
-pak vaj per skuqje
-domate per zbukurim

Se pari rriheni fileton e pules me cekicin e guzhines dhe lyjeni me kripe,keri dhe piper e lijeni ashtu qe te marinohet per pak.

Ne anen tjeter pritini ne copa te vogla karroten,kungujt,patllixhanin dhe vijini te skuqen ne tave .Shtojini dhe bizelet pas pak dhe kaverdisini per nje kohe.Me tej shtoni dhe lengun e pules dhe lijeni dhe nje kohe deri sa te zbuten perimet.

Priteni fileton e pules ne disa pjese .Me tej , merrni nje pjese (jo te teren)nga mikstura me perime dhe mbushini filetot e pules.Lidhini keto te fundit me cepat e vet me nje shkop dhembesh.Ne kete menyre nuk do t`ju perhapet pjesa e brendshme e filetos.Vijini te skuqen pak keto fileto pule

Me tej shtojini keto fileto tek tava ku ndodhet pjesa e ngelur e mikstures me perime dhe shuajini me nje 1/2 gote vere te bardhe nen nje zjarr jo shume te forte.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..