Fileto pule spirale e marinar

fileto PulePërbërësit për 2 persona:

Fileto pule, 50g piper i kuq, Kripë, piper i zi, 1 kokërr laim, 2-3 fletë sallate jeshile, 2-3 lugë uthull balsamime, 1 kokërr domate për zbukurim, 3-4 gjethe borzilok.

Përgatitja e filetos së pulës spirale e marinuar:

Merren filetot e pulës, rrihen me rrahësen e mishit midis dy fletëve me karta furre, rrihen duke filluar nga mesi e duke arritur në anë, me kujdes të mos na çahet filetoja, i presim në shirita, i vëmë në një tas porcelani duke i spërkatur me kripë, piper, peperoncino, uthull balsamike, arra moskata, pak vaj ulliri dhe i lëmë për 5-6 orë.

Pastaj shiritat e pulës vendosen në forme spirale, në shkopinjtë e shishqebapit dhe piqen në prush ose në pjastër, shoqërohen me sallatë jeshile, domate dhe zbukurime sipas dëshirës.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..