Fileto pule (recetë kineze)

Fileto-pule-deti-Përbërësit: 1 karotë e madhe e prerë në shirita, 100gr mashurka të pastruara dhe të prera në copa, 1 spec i kuq i pastruar nga farat dhe i prerë në shirita, 100gr brokoli me lulet e ndarë, 2 fileto pule, 3 lugë vaj, 6 qepë të grira, 1 thelb hudhër i qëruar, 1 copë xhenxhefil i njomë i grirë, 20cl lëng pule, 1 lugë niseshte, 3 lugë salcë soje, 2 lugë sheqer, Kripë.

Përgatitja:

1. Hedhim në ujë të vluar me kripë mashurkat, specin dhe brokolit dhe i kullojmë pas 2min . Përsëritim veprimin me karotën. Presim pulën në shiritatë holla rreth 1,5 cm gjerësi.
2. Në një tigan kaurdisim qepën sa të zverdhet, po kështu dhe karotat me hudhrën. Shtojmë qepën dhe vazhdojmë gatimin për 2 min.
3. Bashkojmë brokolit, specin, mashurkat dhe xhenxhefilin, e shuajmë me lëngun e pulës dhe e lëmë të zieje 5 min me zjarr mesatar.
4. Shpërndajmë niseshten mbi perimet dhe mishin, shtojmë salcën e sojës dhe sheqerin. Përziejmë mirë dhe kriposim derisa salca të trashet.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..