Fileto pule me rukola dhe fara lulëkuqe

Fileto pule me rukola dhe fara lulëkuqePërbërësit:

-100 g rukola

-200 g pana

-3 lugë vaj ulliri

-300 g fileto pule

-kripë

-1 thelbi hudhër të prerë me copa

-1 lugë fara lulëkuqe

-piper

Përgatitja:

Në një tigan kundra ngjites hedhim vajin e ullirit dhe hudhrën, të cilën e skuqim derisa të marë pak ngjyrë. Më pas, vendosim filetot e pulës dhe i skuqim nga të dyja anët. Gjatë kësaj kohe i shtojmë kripë e piper nga të dyja anët. Në një tepsi qelqi hedhim disa lugë pana, të cilën e shpërndajmë mirë dhe lart vendosim filetot.

Pjesën e mbetur të panës e hedhim në një enë dhe e bashkojmë me rukolan e prerë hollë. I përziejmë mirë dhe masën ia shtojmë lart filetove të pulës sëbashku me farat e lulëkuqes.

E lëmë të pushojë për 10 minuta, ndërkohë ngrohim furrën në 180 gradë. E vendosim tepsinë në furrë dhe e pjekim për rreth 10 minuta.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..