Fileto pule me perime

Fileto pule me perimePërbërësit:

-gjoks pule (2 copa ose sipas dëshirës)

-1 patate të madhe të prerë në copa të vogla

-1 tufë brokoli

-4 thelbinj hudhra

-rozmarinë

-spec të kuq të grirë

-kripë dhe piper

-vaj ulliri

Përgatitja:

Shtrojmë në një tepsi letër alumin. Vendosim mbi të patatet në njërën anë, brokolit në tjetrën dhe në mes filetot e pulës. Shtojmë hudhrën të cilën e kemi grirë hollë, specin e kuq, rozmarinën dhe në fund vajin e ullirit. E vendosim në furrë në 200 gradë për 35 – 40 minuta. /tvklan/

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..