Fileto pule me fasule

Fileto pule me fasulePërbërësit:

– 8 fileta pule,
– 100 gr fasule,
– 1 panxhar i vogël,
– 3 karota,
– 1 lugë rigon i tharë,
– kripë.

Përgatitja:

Çdo filete të gjoksit të pulës mbështilleni me letër kuzhine për ta tharë, më pas rriheni mirë.

Qëroni perimet dhe pritini në shirita, shpëlani fasulet. Vini të gjitha perimet në një enë dhe ziejini me avull për 5 minuta, më pas lërini të vaken duke i ndarë perimet në tetë grumbuj.

Sistemoni çdo grumbull perimesh në qendrën e filetos së pulës, aromatizoni me rigon, kripë dhe rrotullojeni, duke e mbërthyer me spango kuzhine. Piqini në banjëmari për 20 minuta dhe shërbejini.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..