Fileto pule e mbushur me gorgonzola

7a9662fc-c92b-4f92-bafb-8510e459995d---0-Përbërësit:

– 400 gr fileto pule
– 100 gr proshutë koto
– 100 gr gorgonzola
– 2 degëza borzilok
– 50 gr arra
– 1 gote vere e bardhe
– 30 gr gjalpë
– miell
– vaj
– kripe, piper

Përgatitja

Bashkoni ne një mikser arrat me gjethet e borzilokut bashke me gorgonzolen dhe grijini derisa sa te keni një përbërje homogjene. Shtrini filetat e pulës dhe mbuloni çdo njërën me një fete proshutë koto sa madhësia e filetës duke lënë te lire 1 cm ne cep. Ne qendër te çdo filete hidhni përbërjen qe përftuar dhe palosini anët e mishit, për te qene te sigurt se përbërja nuk do te dal gjate gatimit fiksoni anët e mishit me shkop te vegjël. Kaloni filetat e mbushura ne miell dhe skuqini ne  një ene me gjalpë dhe pak vaj për rreth 2 minuta. Ktheni mishin kriposeni dhe aromatizojeni me piper dhe lëreni te skuqen dhe nga ana tjetër. Me pas lagini me vere dhe vazhdoni gatimin dhe për pese minuta. Eliminoni shkopat e vegjël nëse i keni përdorur, pluhuroseni mishin e përgatitur me borzilok te grire dhe shërbejeni.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..