Fileto peshku të skuqura me vezë

Fileto peshku të skuqura me vezë Përbërësit:
-Fileto nga 1 për person,
-limon një kokërr mesatare,
-kripë, piper, majdanoz 1 tufëz,
-fletë dafine 2 deri 3 gjethe,
-vaj ulliri 2 deri 3 lugë gjelle,
-2 kokrra vezë, 1
-filxhan qumësht ose ujë,
-vaj për skuqje 2 deri 3 filxhan kafeje, garniture sipas dëshirës

Përgatitja: Fileta e pastruar nga halat e lëkura pritet në copa racioni që të marinohen në një enë porcelani me lëng limoni, fletë dafine,vaj ulliri, një tufe majdanozi, piper të zi dhe lihen në frigorifer për 1-2 orë. Vezët rrihen me qumësht ose ujë dhe u hidhet kripë. Filetot kullohen nga marinada, u hidhet kripë, lyhen me miellin kalohen në vezë dhe skuqen në vaj të nxehtë. Shërbehet me feta limoni e patate të skuqura.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..