Fileto peshku me speca

FiletoFiletat e peshkut njomen me lëng limoni dhe lihen mënjanë. Në tigan me lyrë, të mbuluara me kapak, kaurdisen qepë të prera në fije, derisa të zbuten. Shtohen speca të prerë në rripa, hudhra të grira, kripë, piper dhe majdanoz.

Specat lihen të mbuluara mc kapak, sa të zbuten. Më pas hidhen domatet e qëruara nga cipa dhc lihcn të ziejnë, derisa të jenë gati. Sipas dëshirës, hidhet edhc borzilok. Në tepsi vendoset gjysma e masës së përgatitur, më pas vendosen fletat dhe sipër pjesa tjetër. Hidhet vere e bardhë dhe  piqet në furrë jo shumë të nxehtë.

Kjo gjellë përgatitet edhe në tenxhere. Në këtë rast, zierja behet në nxehtësi mesatare, që fileta të mos copëtohet.

Për 4-5 persona duhen:
– 4-5 copa fileta të gatshme;
– 4-5 lugë gjelle rne lyrë;
– 2 kokrra qepë mesatare;
– 5-6 copë speca mesatare;
– 4-5 thelpinj hudhra;
– 3 koktra domate mesatare;
– 3-4 lugë gjelle me verë;
– kripë, piper;
– pak borzilok, sipas dëshirës.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:

Don't Miss! random posts ..