Fileto peshkatrice me krem bizelesh

Perberesit:

-160 gr fileto peshkatrice
– 40 gr bizele
– 1 kokerr qepujke
– 5 feta dhjame derri (lardo) te prera holle
– 10 gr sallam belge
– Kripe
– 5 ml vaj ulliri

Pergatitja:

Marrim fileton e peshkatrices dhe e mbeshtjellim me fetat e dhjamit. Fileton e peshkut e fusim ne furre me 180 grade per 10 minuta. Gjate kesaj kohe pergatisim kremin e bizeles. Ne nje tenxhere me uje qe vlon ziejme bizelet, per jo me shume se 5 minuta. Me pas i heqim dhe i ftohim ne uje me akull ne menyre qe te ruajme ngjyren e tyre.Marrim nje tenxhere me vaj dhe skuqim qepujken e grire, shtojme bizelet dhe vazhdojme ti skuqim edhe per 2 minuta. Shtojme pak uje nga uji i bizeleve dhe i leme te ziejne edhe per 2 minuta. Me ndihmen e nje frulatori grijme bizelet deri sa te formohet nje mase kremi homogjene. E rregullojme me kripe dhe pak vaj. pasi kane kaluar 10 minuta dhe peshku eshte gati , marrim nje pjate ku vendosim kremin e bizeles dhe siper fileton e peshkut, e dekorojme me sallate dhe domate te vogla.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..