Fileto mishi ’’Strogonoff’’

Perberesit
-500 gr mish viçi pa kocka
-1 kokërr qepë
-200 gr salcë domate
-200 gr pana kuzhine
-2 luge të vogla mustarde
-1 thelpi hudhër
-Koncentrat perimesh ’’Knor’’ (i tretur në një 1 filxhan çaji)
-4 luge konjak
-Vaj ulliri “Altis”
-1 Gjethe dafine
-1-2 Lugë miell
-Kripë
-Piper

Përgatitja
Presim mishin në formë rripash, rreth 2 cm. I pudrosim me miell dhe i skuqim nga të dyja anët, derisa të marrin ngjyrë të artë. I heqim nga tigani duke lënë aty yndyrën e mbetur. I vendosim në një pjatë, i kriposim dhe i mbulojmë me kapak.

Ndërkohë përgatisim salcën. Në vajin e mbetur skuqim së bashku hudhrën dhe qepën e grirë hollë. Duke shtuar ½ lëng koncentrati dhe 1 gjethe dafine. Pasi janë zbutur e shuajmë me konjak, të cilin e lemë të avullojë në zjarr të lart. Shtojmë salcën e domateve dhe e lemë të trashet për pak minuta. Shtojmë mustardën, panën e kuzhinës, e rregullojmë me kripë dhe piper.

Shtojmë në fund dhe mishin e lënë mënjanë, duke i përzierë mirë në zjarr të ulët, derisa salca të jetë trashur. E lemë të pushojë (të marinohen së bashku për disa minuta para servirjes)
Kjo pjate rekomandohet të shoqërohet me pilaf orizi të bardhë.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..