Fileto me thjerrëza dhe perime

Fileto me thjerrëza dhe perimePërbërësit:
* 3 qepë të kuqe të prera në feta gjysmëhëne
* 250 g panxhar të zier
* ½ kungull, gati 2 kg
* 4 karafila
* 3 thelpinj hudhër
* 6 lugë gjelle vaj ulliri i cilësisë së parë
* 1 lugë gjelle trumzë, si dhe pak për spërkatje
* 1 lugë gjelle fara susami
* 250 g thjerrëza
* 2 lugë çaji uthull balsamike
* 100 g spinaq
* ½ lëngu i një kokrre limoni
* 2 petë brise (pa vezë)
* 2 lugë gjelle qumësht bajamesh Përgatitja:
Ndezim furrën në temperaturën 1900. Marrim kungullin e pastruar nga farat, e presim në copa të mëdha, pastaj i shtojmë hudhrën, 2 lugë gjelle vaj ulliri, gjethe trumze, pak piper të zi dhe rozmarinë dhe e fusim në furrë. E pjekim për 45 minuta derisa kungulli të jetë zbutur, por pa iu prishur forma. Më pas e nxjerrim nga furra, i qërojmë lëkurën dhe e presim në copa të vogla.

Në një tenxhere hedhim thjerrëzat dhe I lëmë të ziejnë derisa të zbuten, por jo të shpërbëhen. Më pas i heqim dhe i lëmë të ftohen.
Ziejmë panxharin në ujë me kripë dhe e grijmë në rende. Marrim qepët Tropea, I presim në feta të holla dhe i kaurdisim me vaj ulliri derisa të zbuten, pastaj i shtojmë pak kripë. Karamelizimin e qepës e shuajmë me pak uthull balsamike. Më pas, shtojmë kungullin dhe panxharin e përgatitur më parë.Për të përgatitur peston: në një grirëse elektrike, hedhim spinaqin, hudhrën, arrat, lëngun e limonit dhe vajin e ullirit dhe I grijmë derisa masa të bëhet kremoze. Hapim petët brise në një sipërfaqe të sheshtë, I lyejmë me pesto dhe mbi të shtojmë thjerrëzat, panxharin, kungullin dhe qepët. Mbushja duhet hedhur në qendër të petës. Më pas, mbledhim anët e petës brise në formë drejtkëndëshidhe i ngjitim anët me anë të një furçe kuzhine të lyer me qumësht arre kokosi. Sipër petës hedhim fara. Fileton allaËellington e vendosim në një tavë dhe e futim në furrë, të cilën e kemi ngrohur më parë dhe e pjekim për gati 30 minuta në temperaturë 1900. E shërbejmë të vakët.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..