Fileto me salce frutash pylli te kuqe

Perberesit:

– 1 fileto derri 500/600 gr
– 4 qepe te kuqe
– 1 vaskete prej 125 gr ribes frut i kuq pylli
– 70 gr gjalpe
– 1/2 filxhan kafe brandy
– 4 luge te vogla mjalte.

Pergatitja;

Gatimi i kesaj pjate fillon me pergatitjen e qepeve te kuqe pasi per gatimin e tyre duhen rreth 45 minuta. Qepet e kuqe pasi qerohen, priten persegjati ne dy pjese dhe vendosen ne nje tigan qe nuk ngjit me rreth 20 gr gjalpe. I vendosim mbi zjarrin me temperature te ulet per te mos rrezikuar djegien. Kur shohim qe temperatura po rritet mjaftueshem, shtojme dy luge brandy dhe levizim tiganin per te lejuar qe te marre flake ne menyre qe te avulloje alkoolin duke lene shijen e brandy-it. Shtojme me pas disa luge mjalte, kripe dhe piper e i leme te vazhdojne zierjen. Pas 20 minutash kthejme qepet ne anen tjeter qe te piqen plotesisht. Per te mos lejuar te thahen mund te shtojme ndonje luge uje. Ne fund te pjekjes, qepet duhet te jene te skuqura lehte, te buta dhe te mos e kene prishur formen e tyre. Nga ana tjeter mund te merreni me pergatitjen e misiht, ne nje tigan te thelle qe nuk ngjit, shkrijme pjesen tjeter te gjalpit qe na ka mbetur dhe skuqim lehte fileton e derrit nga te dyja anet. Shuajeni misihn me dy luge brandy dhe shtojini kripe dhe piper sipas deshires, lijeni ne zjarr derisa kur te provoni ta prisni me thike siperfaqen e filetos, prej saj te mos dal leng. Ne kete moment mund te shtoni kokrrat e ribes, te cilat me pare duhet ti lani. Lijini mni zjarr edhe per 5-7 minuta derisa kokrrat te shkrijne. Meqenese si frut kane shije goxha te athet qe e mbajne edhe pas gatimit i shtojme edhe dy luge mjalte. I shtypim kokrrat me pirun, per te krijuar nje salce te trashe rreth mishit. Vendosni filetot e mishit te derrit te prera trashe ne nje pjate duke i shtuar edhe qepet e skuqura te karamelizuara.Zbukurojeni pjaten dhe ju befte mire.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..