Fileto levreku me havjar dhe geshtenja

Përbërësit:
-levrek 1 400gr
-pana 200ml
-havjar peshku i kuq 1 lugë kafe
-havjar peshku i zi 1 lugë kafe
-kripë
-gështenja të zieraë të thërmuara.

Përgatitja:
Filetojmë levrekun, e pastrojmë nga halat, por nuk i heqim lëkuren. Marrim një tavë, vendosim një letër alumin dhe sipër peshkun. I hedhim pak kripë, e fusim në furrë 240 gradë për 10 min. Ndërkohë në një tigan hedhim kremin pana (mundesisht vegjetale) shtojmë pak kripë dhe havjarin e kuq e të zi; i trazojmë dreisa të trashet. Nxjerrim peshkun nga furra e heqim nga lekura dhe e vendosim në pjatë, sipër i hedhim salcën me haviar të ngrohtë dhe e spërkasim me gështenjat e grira. E dekorojmë sipas dëshirës.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..