Fileto derri e mbushur me mollë

Fileto derri e mbushur me mollëPër 4 persona nevojiten:

4 fileto derri
1 qepë
2 mollë
2 thelbinj hudhra
1 lugë gjellë rozmarinë
¼ filxhan çaji vaj ulliri
2 lugë gjellë mustardë
Kripë e piper.

Për mbështjelljen e jashtme te rolesë nevojiten:

6 feta bukë
1 lugë kafeje rigon
1 lugë kafeje paprika
4 lugë gjellë vaj ulliri
4 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë
Kripë e piper

Në fillim përgatitet mbushja me mollë. Kaurdisen në vaj ulliri qepët dhe hudhrat. Më pas, shtohen edhe mollët e prera në feta. I lëmë disa minuta, hedhim rozmarinën, kripën e piperin dhe në vazhdim e kalojmë masën në kullesë. E ndajmë mbushjen nëpër fileto dhe i rrotullojmë duke i shtypur me dorë që të mbyllen. Shtrojmë filetot në një tepsi të vajosur dhe i lyejmë sipër me mustardë. Në vazhdim, përgatisim mbulesën e jashtme aromatike. Grijmë në mikser bukën dhe e përziejmë me vajin e ullirit, djathin kaçkavall, paprikën, kripën dhe piperin. Mbulojmë filetot me masën aromatike dhe tepsinë e mbulojmë me letër alumini. Filetot i pjekim ne furrën  me tempëraturë200° Celsius për 20 minuta. Në vazhdim, heqim letrën e aluminit dhe vazhdojmë pjekjen edhe për 15 minuta në 180° Celsius derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë.

Burimi: Living.al

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..