Fileto barbuni me limon

Përgatitja:Fileto barbuni me limon

300 fileto barbuni
vaj ulliri
2 qepë stërgjatëshe ose 1 qepë e kuqe
lëngu i 3 limonëve, 2 po të jenë të mëdhenj
kripë e piper i zi
miell

Përgatitja:
Heqim halën qendrore të filetove me një pincetë (punë e mërzitshme, por e domosdoshme). Në një tigan të madh që nuk ngjit, hedhim vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e prerë në feta të hollë, pastaj vëmë të skuqen filetot e barbunit të lyera me miell me zjarr të fortë. I kthejmë me kujdes filetot që të mos dëmtohen, u hedhim pak kripë e piper të zi dhe i shuajmë me lëngun e limonëve. Vazhdojmë zierjen në zjarr të fortë, derisa salca të shterojë e të shndërrohet në një krem të trashë.

RECETA TË NGJASHME


Don't Miss! random posts ..