Filetë viçi me verë dhe piper

Filetë viçi me verë dhe piperPërbërësit për 2 persona:

-2 filetë viçi nga 200gr. secila
-3 lugë Pana kuzhine
-1 lugë e vogël mustardë
-1 lugë e vogël piper i gjelbër
-Gjalpë, verë të kuqe, kripë

Përgatitja:

Në një tigan hedhim gjalpin dhe filetat dhe i lëmë të skuqen nga të dyja anët e fileton. Pasi filetat të skuqen i heqim nga tigani dhe i vendosim në një pjatë. Tek tigani ku skuqen filetat hedhim verën e kuqe, panën, mustardën, piperin e gjelbër dhe shumë pak ujë duke i përzierë në temperaturë të ulët. Mbasi kemi përgatitur salcën vendosim përsëri filetat dhe i lëmë për pak minuta në temperaturë të ulët së bashku me salcën e përgatitur. Tashmë mund t’i vendosni filetat me salcë dhe gjithçka është gati për t’u shërbyer. Ju bëftë mirë!

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..