Për 2 persona nevojiten:
- 2 fileta mish viçi (rreth 180-200 gr.) ,
- 2 lugë gjelle vaj ulliri ,
- 1 lugë gjelle gjalpë ,
- 1 filxhan kërpudha të prera ,
- 1 filxhan lëng mishi ,
- 2 lugë gjelle brandi ,
- hudhër ,
- kripë dhe piper i kuq dhe i zi.
Përgatitja
1. I lyeni filetat nga të dy anët me kripë dhe piper e hudhër.
2. Në vazhdim ngrohni gjalpin dhe vajin e ullirit në një tenxhere të thellë dhe shtoni në të filetat e mishit. I skuqni nga të dy anët, dy minuta për çdonjërën anë dhe menjëherë më pas i shuani me brandi. I vendosni filetat në një pjatancë dhe kujdesuni që të ruhen të ngrohta.
3. I hidhni kërpudhat e prera si dhe piperin e kuq në salcën që ka mbetur në tenxhere.
4. Në vazhdim, shtoni lëngun e mishit dhe në fund, i spërkatni filetat me gjysmën e salcës.
I servirni menjëherë duke i shoqëruar me pure patatesh ose pilaf.