Filetë salmoni me verë të bardhë

Përbërësit për 2 persona:
-2 fileto salmoni ( rreth 300 gr),
-1-2 thelpinj hudhre,
-vaj ulliri,
-1/2 gote verë të bardhë,
-kripë,
-piper

Marrim salmonin dhe e pastrojmë dhe e lajmë mirë.

Në një tigan me vaj vendosim fetat e salmonit. I skuqim mirë nga të dyja anët. Shtojmë thelpinjtë e hudhrës.

I shuajmë me verë të bardhë, i hedhim kripë, piper dhe mbulojmë tiganin me kapak. Ulim zjarrin dhe i lemë të piqen me zjarr të ngadaltë përreth 10-15 minuta. Pasi salmoni është pjekur vendoseni me kujdes nëpër pjata duke e shoqëruar me feta limoni. Shërbeni salmonin me një sallatë të freskët ose perime të ziera.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..