Përbërësit:
-4 file viçi (rreth 200 gr një file)
-200 ml pana
-250 gr kërpudha
-pak kripë
-pak piper
-vaj ulliri
-pak miell
Copat e mishit kalojini në miell e shkundini nga mielli i tepërt. Në një tigan me vaj skuqni fort nga të dyja anët filet e viçit. Më pas shtoni kërpudhat e pastruara mirë. Shtoni kripë, piper e mbulojeni tiganin me kapak.
Përgatitja:
E lehtë
Lëreni të ziejnë për disa minuta në këtë mënyrë. Pastaj shtoni panën e freskët e trazojeni mirë. Vendosni nga një file në pjatë e sipër hidhni salcën me kërpudha e pana. Shërbeni pjatën të ngrohtë duke i grirë dhe pak piper sipër.
15 min