File pule me spinaq

File pule me spinaqPërbërësit:

-800 gr file pule
-8 lugë spinaq të zier
-djath
-krip dhe erëza të përziera
-1 vezë
-pak miell

Përgatitja:

Filet i premë në mes në mënyrë që të krijohet si një “xhep” në copën e mishit. Në atë “xhep” vendosim pak spinaq të zier dhe të kulluar dhe pak djath. I mbyllim dhe i vëmë pak erëza të përziera, i rrotullojmë në miell, pastaj në vezë dhe i fërgojmë në vaj derisa të skuqen. I servojmë me patate të ziera, pomfrit, oriz apo pure.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..