File mishi i kuq me sos mustarde

mishi_463289Përbërësit

2 filxhan makarona të pa ziera

1 lugë supe vaj ulliri

450 gr file mishi, të prera në copa të vogla

1/2 lugë çaji piper i zi

1/4 lugë çaji, kripë

1 filxhan verë të bardhë të thatë

3 lugë supe sosë mustarde (senf)

2 lugë supe ujë

2 lugë çaji miell misri

Metoda e përgatitjes

Gatuaji makaronat sipas të dhënave që janë të pakon e tyre, duke u shtuar kripën dhe vajin kulloji.

Përderisa të gatuhen makaronat, të nxehet vaji në një tigan të madh që nuk ngjitet ushqimi, në temperaturë mesatare deri në të lartë. Të marinohet mishi duke I hedhur kripë dhe piper. Vendose mishin në tigan, të gatuhet për 5 minuta, duke i kthyer njëherë.

Kombinoje venën dhe mustardën; derdhe në tigan. Mbuloje dhe të ulet temperature, të zihen për 10 minuta. Largoje mishin nga tigani; mbaje të nxehtë.

Kombinoje ujin me miell misri në një enë të vogël. Derdhe miellin e misrit në tigan; të lihet tigani I tillë deri sa të vlojë, dhe të gatuhet për 1 minuta apo deri sa të trashet masa.

Mund ta shërbeni mishin me sos dhe me makarona.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..