Fetuçine me guacka deti

Fetuçine me guacka detiPërbërësit për 4 persona:

350 gr fetucine, 200 gr midhje, 200 gr vongole, 100 gr dateri, 5 lugë gjelle vaj ulliri, kokërr qepë, 1 thelb hudhër, 1/2 gotë verë e bardhë, spec djegës, 1 lugë majdanoz i grirë hollë, kripë e piper sipas dëshirës.

Përgatitja:

Vemë të ziejnë fetucinet sipas instruksioneve të paketës e më pas i kullojmë.

Ndërkohë në një tigan të madh të nxehur hedhim vajin e ullirit, hudhrën dhe më pas qepën. Kur këto të kenë marrë ngjyrë të artë shtojmë midhjet, vongolet dhe daterit dhe i përziejmë deri sa të hapen duke i shtuar specin djegës të grirë hollë.

I shuajmë me verë. Kur vera të jetë avulluar i spërkasim me majdanoz kripë e piper dhe shtojmë makaronat e i lemë të lidhen së bashku.

Serviren të ngrohta dhe të zbukuruara sipas dëshirës.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..