Feta toni me piper të zi

receta gatimi per pergaditjen e feta toni me piper te zi

receta gatimi per pergaditjen e feta toni me piper te ziPër 4 person nevoiten:

  • 4 feta toni 200 g ,
  • 320 g qepujka ,
  • 200 g karota ,
  • 200 g rrepë ,
  • uthull nga vera e bardhë ,
  • sheqer ,
  • vaj ulliri,
  • kripë,
  • piper të zi kokërr.

Përgatitja:

1. Pastrojini rrepat dhe karotat, më pas pritini me qëruese, rrepat si petale tërthorazi dhe karotat si shirita për së gjati. Vendosini rrepat në një tenxhere me 50 ml uthull, 500 ml ujë, 10 g sheqer, lag kripë, dhe 10 kokrra piper. Pas 2 minutash zierjeje të përzierjes, shtoni karotat. Pas 1 minute hiqini, vendosini në enë dhe rregullojini me vaj ulliri dhe kripë.

2. Ziejini edhe qepujkat në ujin me lag uthull për 3 minuta. Kaurdisini në një tigan, ku keni shtuar më parë 30 g sheqer me 20 g uthull, dhe lërini të ziejnë derisa uthulla të ketë avulluar komplet.

3. Shtypni kokrra piperi të zi derisa të thërrmohet, eliminoni pluhurin e piperit që del (në këtë mënyrë mbani pjesën më pikante të piperit po të ruani aromën).

4. Lyejini me vaj pjesët e tonit dhe më pas kalojini në piperin e thërrmuar; pastaj skuqini në një tigan që nuk ngjit jo më shumë se 1 minutë për çdo anë.

5. Servireni tonin të prerë në feta me karotat dhe rrepat e ftohura dhe me qepujkat e ngrohta.

6. Gatimi shoqërohet me verë të kuqe, të athët, e lehtë për trupin.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..