Feta molle të pjekura

Feta molle të pjekuraPërbërësit:

-4 molla
-3 lugë sheqer
-1 lugë kanellë
-2 lugë gjalpë prerë në kube të vogla
-1 lugë lëng limoni ( opsionale )

Ngrohni furrën paraprakisht

Lani mollët. Lani mirë mollët, nëse ju preferoni mollë të qëruar, qëroni atë pas larjes. Çdo lloj molle është e përshtatshme për këtë recetë

Prisni mollët në feta. Me një thikë të mprehtë presim mollën në feta dhe e hedhim bërthamen e tyre

Hedhim mbi mollë sheqer dhe kanellë. Vendosni fetat e mollës në një enë dhe shtoni sheqerin dhe kanellën mbi to. Nëse dëshironi mund të shtoni pak lëng limoni

Radhisni fetat e mollës në enën për pjekje. Mundohuni që ato ti vendosni rradhazi në enë në mënyrë që të mos jenë të mbivendosura në njëra tjetrën

Shtoni kube gjalpë mbi mollë. Mundohuni për shpërdarjen e tyre në mënyrë të barabartë në mesin e fetave të mollës

Pjekim fetat e mollës për 20 minuta. Mollët duhet të marrin ngjyrë kafe të artë dhe me flluska kur ato të jenë të gatshme. Hiqni ato nga furra dhe lëni të ftohen për disa minuta para se ti shërbeni

Shërbeni mollën. Fetat e mollës së pjekura janë të shijshme me akullore vanileje. Ju mund të ruani mollët e mbetura në një enë me mbyllje në frigorifer për tri ditë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..