Fantazia e ëmbël

aPërbërësit:
Për petë: 10 të bardhë të vezëve, 300 g sheqer, 300 g arra të bluara, 2 lugë miell.
Për mbushje: 1 l qumësht, 4 puding me shije të ajkës së ëmbël, 2 margarinë, 500 g sheqer pluhur, 100 gr çokollatë.
Për zbukurim: 2 shllag me krem.

Përgatitja;
Përzieni të bardhët e vezëve, shtoni sheqerin, miellin dhe arrat dhe peta të piqet në 180 C derisa të marrë ngjyrë. Petën e pjekur e ndani përgjysmë. Zini pudingun në litrën e qumështit dhe kur të ftohet masën e ndani për gjysmë. Më pas përzieni margarinën me sheqerin pluhur e po ashtu e ndani përgjysmë. Në gjysmën e parë të pudingut shtoni gjysmën e margarinës. Në të dytën shtoni margarinën e mbetur dhe çokollatën. Për mbushje: vendosni petën, mbushjen e çokollatës, mbushjen e verdhë, petën, mbushjen me çokollatë, mbushjen e verdhë, nga lart e zbukuroni me shllag dhe krem.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..