Fajitas me perime

Fajitas me perimePërbërësit për 4 fajitas:

– 4 tortijas misri ose gruri të gatshme
– 120gr fasule të bardha të ziera
– 70gr misër të zier
– 50gr kërpudha
– 1 domate
– 1/2 qepë
– 1/2 speci të kuq
– 1/2 kungull
– 2 gjethe sallate të gjelber
– 2 lugë vaj ulliri
– kripë
– piper

Përgatitja:

Si fillim i mbushim me perime të prera hollë qepën, në kubik të vegjël po ashtu edhe kungullin në copëza të vogla domaten dhe specin e kuq në fije të holla dhe djathin feta, kërpudhat.

Në një tigan të gjerë të vendosur në zjarr mesatar, kaverdisim në vaj ullirin fillimisht qepën derisa të bëhet transparente dhe me pas shtojmë kungullin, kërpudhat dhe specin. Gjithmonë duke i perzier, shtojmë edhe fasulet dhe misrin të cilëve i kemi hequr ujin e tepërt.

Shtojmë së fundi edhe domaten dhe sallatën e gjelbër, e rregullojmë të gjithë përbërjen me erëzat, kripë dhe piper dhe e gatuajmë për rreth 10 minuta me kapak të mbyllur derisa perimet të zbuten. I ngrohim tortijas në furrë apo në mikrovale dhe në qendër të tyre vendosim perimet duke e mbyllur në formën e një koni (si në figurë).

E shërbejmë këtë pjatë të ngrohtë shoqëruar me salcë guakamole, me domate të freskëta, me sallatë të gjelbër apo me krem fasulesh pikant.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..