Përbërësit:
– 3 vezë,
– 75 gr sheqer,
– 20 gr miell,
– 50 gr niseshte,
– 1 dl konjak.
Për mbushjen:
– 100 gr boronica të kuqe,
– lëng limoni,
– esencë bajamesh,
– 100 gr sheqer.
Për zbukurimin:
– sheqer pluhur me vanilje,
– pana.
Përgatitja:
Hidhni vezët në një enë, bashkoni sheqerin dhe rrihini mirë të dy përbërësit deri sa të keni përftuar një përbërje shkume. Shtoni miellin, esencën e bajameve, niseshtenë, konjakun dhe vazhdoni t’i përzieni mirë të gjithë përbërësit. Hidheni përbërjen në një enë dhe përhapeni me një shpatull kuzhine në mënyrë që të shtrihet e njëtrajtshme, futeni në furrë të ngrohtë me 210’C për 7 minuta.
Më pas largojeni nga furra dhe lëreni të ftohet. Filloni të përgatitni mbushjen. Në një ene me ujë të ngrohtë futni boronicat, qërojini, më pas shtrydhini me kujdes duke i mbledhur lëngun në një enë, më pas shtoni sheqerin, lëngun e limonit, esencën e bajameve dhe vërini në zjarr të vogël për 5 minuta.
Prisni 6 forma zemre nga brumi që përgatitet, sistemoni zemrën e parë dhe sipër hidhni 1/4 e përbërjes me boronica mbulojini me një zemër tjetër dhe vazhdoni kështu me radhë. Vërini zemrat në një pjatë dhe zbukurojini me sheqer pluhur, shoqërojini me paana.