Ëmbëlsirë role me kanellë

Ëmbëlsirë role me kanellëPërbërësit:

-500 g miell
-1 paketë Maja (maja thatë)
-1/2 lugë çaji kripë
-75 g sheqer
-75 g gjalpë
-250 ml qumësht
-40 g Gjalpë i shkrirë,
-50 g sheqer
-1 paketë sheqer vanilje
-1 lugë gjelle kanellë

Përgatitja:
Miell, maja, kripë, dhe 75 gramë sheqer i përziejmë të gjitha bashkë. Gjalpin dhe qumështin e ngrohim dhe i përziejmë së bashku,shtojmë miellin dhe e gatuajmë mirë ,pastaj e mbulojmë dhe lëjmë brumin për të ardhur për 30 minuta. Pasi të ketë ardhur brumi e hollojmë në tavolinë në një shtresë me miell ,petën e spërkasim me gjalpë të shkrirë, sheqer, dhe vanilje dhe një lugë gjelle kanellë, e mbështjellim dhe e prejmë në formë role në madhësi 2 centimetra të trasha. Me vezë apo qumësht e lyejmë sipër,ngrohim furrën paraprakisht në 180‐200 gradë dhe pjekim për për 20 minuta. Shërbehet me çokollatë të nxehtë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..