Përbërësit për këtë ëmbëlsirë të shpejtë:
-3 vezë
-1 lugë margarinë
-1 filxhan çokollatë
-1 kuti qumësht të kondensuar
-kuti pana qumështi
-çokollatë pluhur
Përgatitja:
Vendosim gjithë përbërësit në një blender (pa çokollatën pluhur) derisa të bëhet një masë homogjen. E derdhim në një formë, për përdorim në mikrovalë, të cilën më parë e kemi lyer me margarinë. E vendosim në mikrovalë në fuqi të lartë për 8 minuta.
Pasi e nxjerrim ende të nxehtë e zbukurojmë me çokollatë sipër.