Ëmbëlsirë molle

Përbersit:

– 1 kilogram mollë
– 500 gram sheqe
– 150 gram arra
– 1 lugë kafeje kanellë

Mollët qërohen dhe grihen. Lihen të kullojnë. Mollët e grira vendosen në tenxhere bashkë me sheqerin dhe zjehen derisa të fitohet një masë si pire. Pastaj shtohen arrat e grira imët dhe një lugë kafeje kanell. Përziehen të gjitha bashkë dhe lihen edhe pesë minuta në zjarr.

Pastaj tenxherja hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet. pastaj bëhen tope të vogla të cilat lyhen me sheqer ose me arra. Pastaj i vendosni në format prej letre dhe lihen të ftohen. Pas kësaj janë gati për t’u ngrënë – Ju bëftë mirë!

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Comments

Don't Miss! random posts ..