Ëmbëlsirë me vishnje

Ëmbëlsirë me vishnjePerberesit:

-4 veze
-400 gr sheqer
-380 gr miell
-2 qese sheqer vanilje
-5 qese pacive (bakin,pluhur per pjekje)
-2 dcl vaj (nje gote e ujit mesatare)
-2 dcl qumesht

Perberesit per mbushjen:

-1 kg vishnje pa berthame
-Sheqer sipas deshires
-1 puding vanile

Udhezimet:

Se pari perzihen vezet me sheqerin dhe sheqer vaniljen.
Pastaj shtohet vaji,qumeshti dhe ne fund shtohet mielli i perzier me pluhurin per pjekje.
Kur masa te jete perzier mire e qesim ne kallpein e lyer me vaj dhe te mbuluar me leter per pjekje.
Ne kallep qesim gjysmen e mases se perzier.
Kallepin e fusim ne furren e nxehte 180 grade derisa te formoje shtrese persiper.
Ne nderkohe ne vishnjet e pergaditura me pare qesim sheqerin dhe perziejme mire dhe pasi te leshojne lengun e tyre qesim edhe pluhurin e pudinges ne te.
Vishnjet e pergaditura ne kete menyre i qesim ne zjarre te vlojne dhe i perziejme derisa te trashet pudinga.
Kete mase me vishnjet ia qesim pjeses se pjekur te pandispanjes dhe persiper vishnjeve qesim pjesen tjeter te brumit te mbetur dhe taven e kthejm ne furre te nxehte.
Pjekje vazhdon edhe per 20 minuta ose derisa pjekja vertetohet me rremojce.
Pasi embelsira te jete ftohur e presim ne katrore dhe periper i qesim sheqer pluhur ose shllag sipas deshires.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..