Ëmbëlsirë me verë të kuqe

Ëmbëlsirë me verë të kuqePërbërësit:

200 gr gjalpë
300 gr sheqer
70 gr kakao
100 ml verë e kuqe
150 gr miell
1 bustinë me fryrës për ëmbëlsira
4 vezë
pak kripë
një grusht lajthia të pjekura dhe të grira ( do i hidhen sipër ëmbëlsirës kur ajo të jetë pjekur )

Përgatitja:

Në një tenxhere do të hedhim: gjalpin, sheqerin, verën dhe kakaon dhe do ta vëmë në zjarr të ulet. Do të vazhdojmë ta përziejmë vazhdimisht deri sa gjalpi të jetë tretur dhe të jenë përzier mirë të gjithë perversit. E heqim nga zjarri dhe e lëmë mënjanë. Të jep përshtypjen e një kremi me çokollatë.
Në një tas do të përziejmë mirë me rrahëse vezësh (jo mikser) miellin, vezët dhe kripën. Pasi të jenë përzier perversit që kemi hedhur, te ky brumë do të shtojmë me ngadalë dhe duke përzier vazhdimisht kremin me çokollatë, duke lënë pak krem tek tenxherja (do e përdorim si krem pasi të jetë pjekur torta). E hedhim brumin në tavë, të cilën e kemi lyer më parë me gjalpë dhe pak miell. E vëmë të piqet në furrë me 180 gradë Celsius për 32-40 min.
Për të verifikuar që ëmbëlsira është pjekur, bëni provën me kruajtëse dhembesh. N.q.s ajo del e thatë do të thotë që ëmbëlsira është pjekur. Hidhini sipër kremin me çokollatë që kishim lënë mënjanë dhe spërkateni me lajthitë e pjekura.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Comments

Don't Miss! random posts ..