Ëmbëlsirë me vanile

Ëmbëlsirë me vanilePërbërësit:

-4 filxhan çaji miell,
-2 filxhan çaji sheqer,
-3 vezë,
-2 lugë gjellë kakao,
-1 pecivë,
-1 filxhan kafeje vaj,
-2 filxhan çaji ujë.

Për mbushje:

-puding vanilje,
-sheqer pluhur.

Për dekorim:

-pak gjalpë,
-200 gr çokolatë.

Përgatitja:

Në një enë përziejmë vezët me sheqerin më pas hedhim vajin dhe ujin dhe në të shtojmë miellin të përzier me kakaon dhe peciven (duhen të përzihen mirë që të mos mbeten kokrriza kakao).

E hedhim në tepsi dhe e pjekim në furrë të nxehtë me 180 °C për 30 minuta, gjithmonë duke e provuar me thikë pjekjen e saj.

Ndërkohë derisa të pjeket torta bëjmë përgatitjen e kremit të vaniljes sipas udhëzimeve që shkruan në pako dhe e leni menjanë pastaj merrni tortën që duhet të jetë e ftohur dhe sipër i’a hedhim të gjithë kremin e vaniljes dhe e rrafshojmë mirë dhe e fusim në frigorifer që të ftohet për 30 min.

Dekorimin e tortës e bëjmë me çokollatë të shkrirë në avull dhe me pak gjalpë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..