Ëmbëlsirë me rrush të tharë

Brumë tharmi:
* 750 gr miell
* 250 ml qumësht
* 70 gr tharm buke
* 100 gr sheqer
* 2 ve
* 100 gr buter
* lëvore limon i – e grirë
* një maje gishtërinjsh
* kripë

Mbushja:
* 150 gr rrush
* 200 gr bajame e grirë
* 100 gr sheqer
* 4-5 lugë gjelle qumësht

Sherbeti:
* 100 gr sheqer pudre
* 2 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Mielli qitet ne një enë, tharmi thërrmohet përsipër, dhe zbutët me qumështin e vakët. Për rreth miellit qitën të gjithë përbërësit tjerë, buteri, që ndahet ne copa te vogla, duhet të jetë i butë që të përzihet më lehtë.

Të gjitha përzihen mirë me mikser dhe brumi i përgatitur lihet të vijë në një vend të nxehtë, për gjysmë ore. Pastaj brumi i ardhur qitet në tavolinë, tëhollohet në formë katërkëndëshi në trashësi gjysmë centimetri.

Bajamet, rrushi e sheqeri përzihen mirë, i shtohet qumështi dhe i qiten petës përsipër, duke u shpërndarë në tërë petën në masë te njëjtë. Nga ana e gjatë, peta mbështillet e bëhet rrotullame, pastaj pritet në rrathë të njëjtë, në trashësi 2cm. Copat e prera qitën në një tepsi të lyer me yndyrë dhe lihen të vijnë për 10 –15 minuta.

Në furrën e nxehtë prej 180-200°C, ëmbëlsira piqet 25-30 minuta.
Sheqeri pudër përzihet me lëngun e limonit, ëmbëlsira e vakët lyhet sipër.

Autore:  Qamile Fetahaj Kajtazi

Web:  befasitekuzhines.com

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Comments

Don't Miss! random posts ..