Ëmbëlsirë me qershi

Ëmbëlsirë me qershiPërbërësit:

-3 filxhanë çaji miell

-1 lugë gjelle gjalp

-1 vezë

-1 filxhan kafeje kos

-1 filxhan kafeje qershi

-vanilje

Për kremin:

-1 gotë qumësht

-2 filxhanë kafeje sheqer

-1 lugë gjelle niseshte

Përgatitja:

Fillimisht rrahim bashkë vezën, gjalpin dhe sheqerin, më pas shtojmë kosin. I përziejmë ingredientët mirë dhe shtojmë vaniljen.

Masës i hedhim miellin dhe sodën duke u kujdesur që të krijojmë një masë të trashë. E vendosim në një tave të lyer me pak vaj ose gjalp, e pudrosim me pak miell dhe e hapim me dorë.

Mbi brumin hedhim shtresën e qershijave, të cilat i kemi pastruar më parë nga bërthamat, ndërsa lart shtojmë kremin e përgatitur me qumësht e niseshte. Ëmbëlsirën e pjekim në furrë.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..