Embelsire me Mollë

Embelsire me MollëMasat:
3 kokrra vezë
4-5 kokrra mollë
1 gote uji sheqer
3 1/2 gota miell
4-5 luge gjellë arra të shtypura
1 maje lugë kafeje sodë
pak vanilje

Për shurupin: 3 gota ujë, 3 gota sheqer.

Në një enë rreh vezët me sheqerin derisa të tretët sheqeri, hidhen mollat e grira në rende, arrat e grira edhe mielli ku kemi hedhur më përpara soden. E përzieni lehtë, derisa të bëhet brumi i shkriftë. E hedhim në tavë të lyer me yndyrë dhe e pjekim në furrë. Pasi piqet, e ndajmë në copa në forme rrombi, edhe i hedhim shurupin edhe pak kanellë sipër.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..