Ëmbëlsirë me mjaltë

Ëmbëlsirë me mjaltëPërbërësit:
500 gr miell (3 gota uji),
1 gota uji sheqer
3 lugë gjelle mjaltë,
2 vezë,
një majë luge kafeje sodë,
2 filxhana kafeje gjalpë,
2 filxhana kafeje ujë, pak vanilje si dhe arra te coptuara.
Ndësa për shërbetin: 3 gota uji sheqer dhe 2,5 gota uji ujë.

Përgatitja:
Në një enë përzihen mirë vezët, sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra të coptuara. Pastaj hidhet mielli i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të lihet shume me qëllim që mos të bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rafshohet, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vijeza me pirun dhe piqet për 30-35 minuta.
Pas pjekjes ftohet, pritet në copa në formë rombi dhe hidhet sherbeti i vakur i aromatizuar me vanilje.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..