Embelsire me kokos dhe therime buke

Embelsire me kokos dhe therime bukePerberesit per 4 persona:

– 100 g thërrmija buke
– 1/2 qumësht
– 80 g sheqer
– 2 limona të gjelbër
– 3 ve
-gjysmë lugëze sodë bikarbone
-50 g kokos
-vaj për fërgim
-2 dl qumësht kokosi
-1 dl ajkë
– 50 g sheqer të vrugët
– një copëz lëvore kanelle.

Gatimi:

1. Lëvorja e renduar e limonit dhe sheqeri qiten në qumësht, ziejnë derisa të vlojnë, kësaj mase i shtohen thërrmijat e bukës dhe lihet të ziejë për 7-8 minuta duke e përzier vazhdimisht. Hiqet ena nga zjarri dhe lihet për tu ftohur, i shtohet soda bikarbone dhe vezët një nga një.

2. Me anë të lugës merret një sasi nga kjo masë (sa të formohen kuleçtë e vegjël, të sheshtë) dhe fërgohet në vaj të nxehtë. “Kuleçtë” e fërguar qiten në letër për thithje të yndyrës për disa minuta, pastaj kalohen nëpër kokos dhe shërbehen me salcë kokosi.

3. Përgatitja e salcës së kokosit: qumështi i kokosit, sheqeri i vrugët dhe lëvorja e kanellës ziejnë duke i përzier, për 5 minuta.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..