Ëmbëlsirë me kakao

Ëmbëlsirë me çokollatëPërbërësit:

– 80 gr kakao,
– 50 gr lajthi te qëruara,
– 100 gr sheqer,
– 70 gr gjalpë,
– 150 gr biskota,
– 1 vezë,
– 1 e verdhë e vezës,
– rum,
– sheqer pluhur.

Përgatitja:

Piqni lajthitë në furrë të nxehtë me 200’C për 2 minuta, lërini të ftohen dhe thërrmojini. Vini biskotat në një tas plastik dhe thërrmojini duke i rrahur me çekiç, duhet të jenë të thërrmuara, por jo pluhur.

Zbusni gjalpin në temperaturën e ambientit. Më pas hidhni vezën komplet bashkë me të verdhën e vezës dhe rrihini mirë me sheqer deri sa të përftoni një përbërje shkumë.

Shtoni kakaon dhe gjalpin e zbutur, përziejini përsëri deri sa të keni një përbërje homogjene. Shtojini përbërjen lajthitë e pjekura dhe biskotat e thërrmuara, më pas aromatizoni me dy lugë rum.

Sistemoni përgatitjen në një letër alumini, jepini formën e një sallami të madh, mbyllni fundet e letrës dhe lëreni në frigorifer për 3-4 orë. Nxirreni jashtë dhe priteni në feta dhe shërbejeni.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..