Embelsire me gështenja

 Embelsire me gështenjaPërbersit:

-biskota prej çokollate për torte
– pak qumësht dhe rum

Për krem
– 450 g pure gështenjash
-6 lugë ajkë e ëmbël
-7 lugë sheqer pluhur
– pak lëng limoni
– 100 g sheqer pluhur
– lyerje çokollate
– masë për zbukurim

Përgatitja:

Puresë së gështenjave i shtohen ajka, sheqeri dhe lëngu i limonit, sa për t’i dhënë shije. Sipas dëshirës, shtohet edhe pak rum. Biskota pritet horizontalisht dy herë dhe të tri shtresat lagen me përzierjen e rumit me qumësht.

Dy shtresat e poshtme lyhen me krem dhe ngjiten njëra me tjetrën.

Gatuhet shtresa për zbukurim me sheqerin pluhur, shtrihet gjysma në tërë sipërfaqen e tortës dhe anash. Mbi të derdhet një shtresë çokollatë e shkrirë.

Nga pjesa tjetër e masës për zbukurim bëhen figura të ndryshme me të cilat zbukurohet torta.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..