Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë

receta gatimi per pergaditjen e embelsires me cokollate te zeze dhe te bardhe

receta gatimi per pergaditjen e embelsires me cokollate te zeze dhe te bardhePër 24 copë nevojiten:

  • 400 a margarinë ,
  • 400 g çokollatë për gatim ,
  • 8 vezë ,
  • lëkura e renduar e 1 limoni ,
  • 2 lugë lëng limoni ,
  • sheqer vanilje ,
  • 2 lugë kafe të bluar ,
  • 2 lugë niseshte misri ,
  • 275 g miell ,
  • 100-150 g çokollatë të bardhë të thyer në copëza ,
  • 100-150 g çokollatë qumështi e thyer në copëza ,
  • 3 lugë sheqer pluhur.

Përgaditja:

Margarina dhe çokollata për gatim shkrihen në avull. Të verdhat e vezëve ndahen, të bardhat miksohen, bëhet një shkumë e fortë, së cilës i shtohet lëngu i limonit.

Të verdhat e vezëve miksohen me sheqer, me lëvoren e limonit, me sheqerin e vaniljes dhe me instantin e kafesë, në këtë masë shtohet edhe çokollata e shkrirë. Pastaj i shtohen shkuma e të bardhave, mielli dhe niseshtja e misrit, të gjitha përzihen mirë.

Kallëpi mbështillet me letër për pjekje, në të derdhen 2/3 e masës së përgatitur.

Mbi masën qiten copëzat e çokollatës së bardhë dhe të çokollatës qumështore, pastaj derdhet pjesa tjetër e masës. Piqet në furrë të nxehur në 180 gradë C për 45 minuta. Sipërfaqja e ëmbëlsirës përmiellet me sheqerin pluhur, lihet për t’u ftohur.

Shërbehet e prerë në kube.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Comments

Don't Miss! random posts ..