Embelsire me çokollate të bardhë dhe të zezë

Nevojiten:
400 a margarinë
400 g çokollatë për gatim
8 vezë
lëkura e renduar e 1 limoni
2 lugë lëng limoni
sheqer vanilje
2 lugë kafe të bluar
2 lugë niseshte misri
275 g miell
100-150 g çokollatë të bardhë të thyer në copëza
100-150 g çokollatë qumështi e thyer në copëza
3 lugë sheqer pluhur

Përgatitja:
Margarina dhe çokollata për gatim shkrihen në avull. Të verdhat e vezëve ndahen, të bardhat miksohen, bëhet një shkumë e fortë, së cilës i shtohet lëngu i limonit.
Të verdhat e vezëve miksohen me sheqer, me lëvoren e limonit, me sheqerin e vaniljes dhe me instantin e kafesë, në këtë masë shtohet edhe çokollata e shkrirë. Pastaj i shtohen shkuma e të bardhave, mielli dhe niseshtja e misrit, të gjitha përzihen mirë.
Kallëpi mbështillet me letër për pjekje, në të derdhen 2/3 e masës së përgatitur.
Mbi masën qiten copëzat e çokollatës së bardhë dhe të çokollatës qumështore, pastaj derdhet pjesa tjetër e masës. Piqet në furrë të nxehur në 180 gradë C për 45 minuta. Sipërfaqja e ëmbëlsirës përmiellet me sheqerin pluhur, lihet për t’u ftohur. Shërbehet e prerë në kube.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..